Hamdi Salihi ishte pjesë e panelit të emisionit “Kampionët” në “TV Klan” mbrëmjen e sotme. Ish-sulmuesi shkodran ka folur ndër të tjera edhe për paraqitjen e ekipit tonë kombëtar në EURO 2024. Pjesë e stafit të Silvinjos, Salihi ka treguar se ndeshja që do të donte të ndryshonte nëse do të kthehej pas në Europian është ajo me Italinë. Ai është shprehur se ndoshta në atë sfidë Shqipëria nuk e dinte forcën e saj të vërtetë.
“Në atë ndeshje ne mbase ende nuk e dinim forcën tonë të vërtetë dhe forcën e vërtetë të kundërshtarit. Por të luanim me Italinë në ndeshjen e tretë, ndoshta do të kishim bërë më mirë. Shpresonim që të shënonim të parët, ndodhi shumë shpejt. Nuk mendoj se na ngurtësoi goli. Po të ishim 0-0, përsëri ato minutat e para do të ishin të vështira. Ajo që kemi kërkuar më shumë ishin 15 minutat e para”, ka thënë Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/