Një lajm i mirë ka ardhur për Elseid Hysajn në ditët e para të 2025-s. Trajneri Baroni e ka përfshirë lojtarin shqiptar në listën e të grumbulluarve për derbin kundër Romës. Rregullorja i lejon klubeve të bëjnë ndryshime në listë gjatë periudhave të merkatos në rastet kur hasin me futbollistë të dëmtuar.
Trajneri i Lacios ka përfituar nga mungesa e disa lojtarëve të dëmtuar për të përfshirë sërish në ekip Hysajn dhe Bashiçin. Kështu, zëvendëskapiteni i Kombëtares shqiptare do të jetë i gatshëm mbrëmjen e nesërme në një nga duelet më të rëndësishme të Lacios, atë të derbit kundër Romës. Mbetet për t’u parë nëse shkodrani do ta arrijë të shfaqë një nivel të lartë, ashtu si në përballjen kundër Napolit në Kupën e Italisë, ku shkëlqeu me paraqitjen e zhvilluar në fushë./Sport Ekspres/