Cili ka qenë reagimi i mediave ndërkombëtare për fitoren e Shqipërisë me Serbinë? Në një intervistë për “Koha Shtesë”, gazetarja Klodiana Bufi ka treguar disa detaje shumë interesante. Jo vetëm në mediat fqinje, por edhe ato në Angli, madje deri në Brazil, kanë pasqyruar rezultatin e takimit në Leskovac mes emocioneve të shumta.
“Ka pasur një pasqyrim mes festës në mediat angleze. Në Angli kanë gëzuar për fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë pasi kanë bërë llogaritë e tyre. Nëse Anglia fiton ndeshjen tjetër, zyrtarisht është e kualifikuar si vendi i parë në Botëror, për këtë arsye kanë qenë të lumtur për fitoren e Shqipërisë.
Por ky gëzim i anglezëve nuk i ka pëlqyer mediave serbe që e kanë pasqyruar këtë lajm jo fort mirë. Nga ana tjetër edhe në Brazil ka pasur reagime të shumta. Në Tëitter kanë qenë të shumtë tifozët e Brazilit që kanë thënë se Silvinjo aty është Zot, pra se Silvinjo është Zot në Shqipëri dhe se nuk mund ta imagjinojnë dot sesi mund të pritet Silvinjo në Shqipëri tani”, tha gazetarja. /Sport Ekspres/