“Në Bazel do të ketë më shumë shqiptarë se sa zviceranë”, Muriqi: Asllani e Rrahmani janë më të mirë se unë

Kosova do të fillojë mbrëmjen e 5 shtatorit kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Ndeshja e parë do të jetë kundër Zvicrës, ku në stadium pritet të ketë shumë shqiptarë për të përkrahur dardanët. Vedat Muriqi ka thënë në konferencë për shtyp se: “Mendoj se Rrahmani e Asllani janë më të mirë se unë. Nese nuk kanë lendime, ata do thyejnë rekordin tim të golave te Kosova”.

Ndërkohë, për “Klan Sport Kosova” është shprehur: “Nuk është grup i lehtë, nuk kemi kundërshtarë të lehtë. Por me Zvicrën kemi kallëzuar se mund të nxjerrim rezultate pozitive. Sidomos këtu nesër, kur do të ketë më shumë shqiptarë se sa zviceranë. Kështu që nesër, me gjithë fuqinë që kemi, shpresoj t’i gëzojmë tre pikët”./Sport Ekspres/