Një situatë e rrallë vjen nga Bullgaria dhe që ka lënë pa fjalë shumë njerëz. Një skenë e ardhur prej andej, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe me siguri që do të kërkojë shumë vite për t’u përsëritur e njëjta idiotësi.
Për të qarë apo për të qeshur, para fillimit të ndeshjes Arda-Levski, në elitën e Bullgarisë, është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar një njeri i cili ishte…gjallë. Bëhet fjalë për Petko Ganvec, që futbollist që dikur ka qenë pjesë e Ardës. Në fund rezultoi se lajmi ishte i rremë, por pas minuta e heshtjes ishte mbajtur, zyrtarët e Ardës dolën me reagim dhe kërkuan alje
“Të nderuar gazetarë dhe tifozë të Ardës, drejtuesit e klubit dëshirojnë t’i shprehin një ndjesë të madhe ish-futbollistit tonë Petko Gançev dhe familjes së tij pasi kemi marrë informacione të pasakta për vdekjen e tij. Petkës i urojmë edhe shumë vite shëndet dhe t’i gëzojë sukseset e Ardës”, thuhet në komunikatën e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/