Kristiano Ronaldo ka nisur një përplasje futbollistike mes Arabisë Saudite dhe Francës. Portugezi ka thënë se kampionati në Arabinë Saudite është më i rivalizuar dhe më i mirë sesa në Ligue 1 ku sipas tij ekziston vetëm PSG dhe gjithë pjesa tjetër është nën nivel në krahasim me ekipet e Arabisë Saudite.
Ndërkohë në Francë, Canal Plus, ka vendosur të mos e zgjas më kontratën dhe të ndërpres transmetimin e kampionatit të Arabisë Sadute. L’Equipe raporton se ndeshja më e shikuar në Francë ishte ajo e marsit të 2024 mes Al Hilal dhe Al ittihad, që u ndoq nga vetëm…1000 shikues. Nuk dihet ende nëse këto janë shifra të vërteta apo kjo ishte një përgjigje për të poshtëruar dhe për t’u hakmarrë nga fjalëve të Ronaldos. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/