Cristiano Junior ka treguar se mund të ndiqte hapat e të atit dhe duket se rrugën e të atit po ndjek edhe Messi Junior. Ciro Messi është djali i Lionel Messit, aktualisht është pjesë e akademisë së Inter Miami.
Ai tregoi se ka talent dhe se ndoshta mund të ndiqte gjurmët e babait të tij në turneun e luajtur në kategorinë e tij. Messi Junior fitoi turneun e lartpërmendur me Interin, por ai bëri përshtypje me paraqitjet e tij.
Sigurisht, kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave botërore, ndaj Ciro ka hyrë tashmë në faqet mediatike në moshën shtatë vjeçare. Messi junior ishte ndër lojtarët më të mirë të turneut dhe në fund ngriti trofeun. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/