“Ne ishim të zhgënjyer, lojtarët e Interit po festonin”, Konseisao për ankesat e Inzagit: Kështu tha edhe në Superkupë, ndoshta priste një Milan të dobët sot

Milan-Inter ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Zikaltrit barazuan në minutat shtesë, duke bërë që të dy ekipet të dilnin me nga një pikë nga “San Siro”-ja. Serxho Konseisao ka thënë në konferencë për shtyp se lojtarët ishin të zhgënjyer për këtë rezultat, ndërsa refuzon të komentojë rastin e penalltisë së pretenduar nga Inzagi. Sipas tij, trajneri i Interit mund të jetë zhgënjyer për shkak se ka pritur të përballej me një Milan më të dobët.

“Kur shkova në dhomën e zhveshjes pashë që lojtarët ishin shumë të zhgënjyer. Ndërsa lojtarët e Interit ishin shumë të lumtur dhe po festonin. Kjo tregon që ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar. Ankesat e Inzagit? Nuk e kam parë rastin. Por Simone kështu foli edhe për një faull që nuk u dha në Superkupë. Ai flet ato që duhet të flasë. Ndoshta është i zhgënjyer, sepse priste një Milan më të dobët. Këtë vazhdueshmëri e dua në të gjitha kompeticionet. Tashmë mbyllet edhe merkatoja, sepse edhe mua më kanë vënë edhe mua me valixhet gati për të ikur. Kam vetëm një muaj këtu (qesh)”, është shprehur Serxho Konseisao./Sport Ekspres/