Filip Lahmi ka dhënë një intervistë për “The Guardian”, ku ka thekuar problematikën kryesore të futbollit italian. Ai shprehet se në gadishullin Apenin i mëshojnë markimit një kundër një, duke e ndjekur kundërshtarin në çdo hap që hedh në fushë. Sipas tij, kjo është një qasje e vjetër dhe e dalë mode, të cilën po e sheh herë pas here edhe në Bundesligë. Lahmi ka bërë thirrje që në Gjermani të heqin dorë nga kjo mënyrë loje, pasi në të kundërt do të kenë fatin e futbollit italian.
“Trajnerët na thonin: ‘Ndiqe kundërshtarin deri në tualet’. Ata donin mbulimin një kundër një në mënyrë që mbrojtësit të mos mendonin shumë. Kjo qasje e vjetër po ringjallet dhe për këtë duhet të fajësohet Atalanta. Ata fituan Ligën e Euopës në 2024-n kundër Bajer Leverkusenit duke luajtur në atë mënyrë.
Italia ka mbetur prapa. Nëse Gjermania ndjek këtë rrugë, e njëjta gjë mund të na ndodhë edhe neve. Jam i befasuar që kaq shumë mbrojtës në Bundesligë po i markojnë përsëri kundërshtarët e tyre një kundër një. në tualet. Po i ndjekin deri në tualet. Edhe Bajerni i Mynihut e bën këtë. Vinsent Kompani ndonjëherë mbështetet në markimin e lojtarëve. Në Bundesligë, ku nuk ka konkurrencë, gabimet nuk ndëshkohen”, ka deklaruar Filip Lahmi./Sport Ekspres/