Juventusi ka hyrë në garë për të transferuar Armando Brojën. Bardhezinjtë e shohin sulmuesin shqiptar si zgjedhjen ideale për të zëvendësuar Vlahovic. Megjithatë flitet ende për një interesim që nuk ka mbërritur më tej.
Në Itali tregojnë se dy klubet kanë ende ndasi të mëdha në mendime. Chelsea kërkon që ta shes Armando Brojën, ndërsa nga ana tjetër, Juventusi është më tepër i interesuar për formulën e huazimit me të drejtë blerje. /Sport Ekspres/