Ylber Ramadani ka realizuar një super gol në ndeshjen mes Lecce dhe Torinos. Pas Asllanit, ishte radha e Ramadanit për të gjunjëzuar portierin serb Vanja Milinkovic Savic, por këtë herë me një predhë nga distanca.
Një goditje e pandalshme që i dha fitoren e madhe Lecce kundër Torinos, 1-0. Një prej shokëve të tij të ekipit tha se nuk e kishte parë Ramadanin që të bënte goditje të tillë dhe u befasua, sigurisht, mes humorit.
Ndërkohë gazetari italian Fabio Caressa, ka folur më në veçanti për mesfushorin shqiptar. “Në një moment vendimtar të kampionatit, atë që shënojnë gol vendimtar duhet dhënë më shumë besim. Ramadani nuk ishte dëgjuar për një kohë, por ne në Itali e dimë mirë, Ramadani nuk para gjuan mirë, por kur e bën, gjuajtja e tij është e thatë, precize dhe tipike si ndaj Torinos, që të jep fitoren”, tha Caressa. /Sport Ekspres/