Agim Ibrahimi ishte një prej futbollistëve shqiptarë që bëri një karrierë të madhe në Europë. Ky lojtar përfaqësonte Maqedoninë e Veriut, por teksa ishte i ftuar në “Soccer Talk Podcast” që drejtohet nga Skënder Gega, tregoi pengun e madh e të mos veshurit fanellën kuqezi.
“Ne jo se nuk kemi pasur njerëz që na kanë shtyrë drejt Shqipërisë, bëhet fjalë për vitet 2003. Por ishin menaxherët e asaj kohe që donin të na dërgonin. Nuk e di sesi ka ndeshje kam bërë kundër Shqipërisë të moshave. Unë shkova bëra punën time si profesionist te Maqedonia e Veriut. Si fëmijë, ne nga Tetova e kemi pikë të dobët Shqipërinë. Është e qartë që për mua ishte ëndërr, por më pas bisedat janë ndryshe. Uroj që të bëhet djali një futbollist i njohur dhe të vishet kuqezi”, tha Agim Ibrahimi. /Sport Ekspres/