Në një ndeshje me Realin fitoi çfarë nuk mundi dot për vite me PSG-në, Valverde i uron mirëseardhjen Mbapesë: Ky është Reali i Madridit

Në një ndeshje me Realin fitoi çfarë nuk mundi dot për vite me PSG-në, Valverde i uron mirëseardhjen Mbapesë: Ky është Reali i Madridit

Një debutim ëndrrash për Kilian Mbapenë. Ndeshja e tij e parë zyrtare me Realin e Madridit u shoqërua me një gol dhe me një trofe të fituar. Sulmuesi francez mori për herë të parë në duar një trofe të garave të UEFA-s. Mjaftuan 90 minuta me Realin e Madridit për të arritur një objektiv të cilin nuk mundi ta realizonte dot për shumë vite te PSG-ja.

Nisur nga ky fakt, Valverde ka menduar një mënyrë ndryshe për t’i uruar mirëseardhjen 25-vjeçarit. Mesfushori uruguajan ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” një fotografi të tijën me Mbapenë dhe ka shkruar: “Mirë se erdhe Kilian Mbape. Ky është Reali i Madridit”. Gjithashtu, ai ka vendosur edhe simbolin e një kupe, si për t’i kujtuar shokut të tij të skuadrës trofeun e fituar që në debutim me Realin e Madridit./Sport Ekspres/