Ernest Muçi ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë në shtëpi me fanellën e Beshiktashit. Sulmuesi shqiptar ndihmoi ekipin që të merrte tre pikët në fitoren 2-0 kundër Koniasporit. Pas ndeshjes, 22-vjeçari është paraqitur përpara mediave për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre. Muçi është shprehur se fakti që luan përpara një tifozerie si ajo e Beshiktashit, është një ëndërr e bërë realitet për të. Ish-lojtari i Tiranës ka treguar edhe për transferimin e tij në Stamboll, teksa rrëfen se e mësoi vetëm pak orë përpara se do të transferohej zyrtarisht te klubin turk.
“Është një ëndërr e bërë realitet për mua që të luaj përpara këtyre tifozëve. Është nder për mua që të përfaqësoj këtë ekip. Jam shumë i lumtur që luajta ndeshjen time të parë në shtëpi. Me zor po pres të tjerat. Mund të luaj në çdo pozicion të sulmit. Mund t’i ndërroj problemet. Nuk është problem për mua, për aq kohë sa jam pjesë e sulmit. Gjithashtu më duhet edhe të mbroj. Po fitojmë dhe jemi në një rrugë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu. Kemi ndeshje shumë të vështira përpara.
Transferimi? Një ditë më parë isha duke qendruar në hotel me ish-ekipin tim, Legian. Në orën 1 të mëngjesit mora një telefonatë që në orën 5 duhet të udhëtoj në qytet për të shkuar në Stamboll. Kjo ishte. E mora vesh disa orë përpara se të vija këtu. Jam i lumtur dhe me zor prisja të vija këtu. Është një ëndërr për mua”, ka thënë Ernest Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/