Juventusi ka barazuar 2-2 me Kaljarin, duke regjistruar ndeshjen e 6 radhazi që nuk fiton në trasfertë. Përpos rezultatit, Alegrit i ka lë një shije të hidhur edhe loja e zhvilluar nga skuadra e tij. Trajneri i Juventusit ka thënë për “Sky Sport” pas ndeshjes se në pjesën e parë të gjithë lojtarët e ekipit bardhezi ishin për t’u zëvendësuar, ndërsa shton se ka parë gabime teknike të cilat e kishte të vështirë t’i besonte.
“Kur gjen një skuadër si Kaljari, që të hidhet sipër, duhet të bësh një betejë. Teknikisht patëm vështirësi dhe nuk e kuptuam lojën. Kur luan në këto ndeshje, nëse nuk i përshtatesh kundërshtarit del me kocka të thyera. Në pjesën e parë duhet t’i ndërroja të gjithë. Ndoshta duhet të ndërrohesha edhe unë. Në pjesën e parë kam parë gabime teknike që nuk doja t’i besoja. Por fatmirësisht kam një grup me djem të zotë që ungritën në këmbë dhe nuk ishte e lehtë”, Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/