Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e fazës “play off” më 26 mars. Në mediat polake ka nisur të diskutohet për këtë ndeshje dhe për shanset që kanë ekipet për të shkuar në Botëror. Roman Kosecki ka thënë për “Meczyki.pl” se Polonia duhet të jetë e përgatitur për të luftuar përballë Shqipërisë. Megjithatë ai beson se fati do të jetë në anën e bardhekuqve.
“Trajnerët e klubeve kanë thënë kohët e fundit se dikush nuk duhet të thirret në ekipin kombëtar. O njerëz, kapërceni veten. Ky është ekipi kombëtar polak. Disa njerëz harrojnë se së shpejti mund të bëhen trajnerë të ekipeve kombëtare dhe i shohin gjërat krejtësisht ndryshe.
Si suedezët ashtu edhe ukrainasit janë brenda mundësive tona, por së pari duhet të merremi me Shqipërinë. Nuk mund të dorëzohemi, duhet të jemi të përgatitur për të luftuar. Besoj se gjithçka do të shkojë mirë “, ka thënë Roman Kosecki./Sport Ekspres/