Mirlind Daku ka kaluar momentin më të vështirë të karrierës. Gjithçka lidhet me episodin pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci, ku Daku i ka dhënë një motiv shtesë tifozëve për të kënduar kundër fqinjëve tanë. Kaq ka mjaftuar dhe sigurisht në Rusi është bërë një temë e madhe për faktin e lidhjes së tyre të ngushtë me serbët.
Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit ka kërkuar dënimin e Mirlind Dakut, megjithatë ishte drejtori i përgjithshëm i Rubin Kazanit, Aleksandr Aibatov, që i ka dalë në mbrojtje lojtarit të Shqipërisë. “Nëse një person ka thënë diçka diku, ka bërë një gabim, por kjo nuk do të thotë se ai duhet të përfundojë karrierën e tij”, tha Aibatov. /Sport Ekspres/