Në Shqipëri nuk u kënaqën me 3 gola ndaj “amatorëve”, Lihtenshtajni barazon me Rumaninë

Shqipëria fitoi bindshëm 3-0 në ndeshjen miqësore të 3 qershorit. Por rezultati i kuqezinjve nuk e kënaqi plotësisht opinionin sportive në Shqipëri. Arsyeja? Lihtenshtajni për shumë sportdashës dhe specilasitë të futbollit konsiderohet një ekip me lojtarë “amatorë”, që nuk vlen si etalon matës për lojën e skuadrës së Silvinjos.

Por kjo Kombëtare e vogël europiane i ka çuditur të gjithë mbrëmjen e sotme. Lihtenshtajni ka barazuar me rezultatin 0-0 kundër Rumanisë. Shifra befasuese, duke ditur diferencat mes dy ekipeve. Theksojmë se Rumania do të jetë pjesë e Kampionatit Europian Gjermani 2024, në të njëjtin grup me Belgjikën, Ukrainën dhe Sllovakinë. Gjithashtu rumunën e përfunduan fushatën kualifikuese në vendin e parë në grup, pa pësuar asnjë humbje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/