Në Shqipëri u duk si “Zot” i pakalueshëm! Njeriu që priti penalltinë e Rei Manajt ikën nga Chelsea, portieri serb përfundon në Turqi

Dorde Petrovic ishte portieri që na dha të gjithëve një makth të madh para pak kohësh teksa priti penalltinë e Rei Manajt. Me këtë pritje, Shqipëria nuk mundi dot që të fitonte ndaj Serbisë, duke na mohuar 3 pikët aq shumë të kërkuara ndaj një rivali historik.

Në Shqipëri u duk si një “Zot” i pakalueshëm, por Chelsea nuk e llogarit më këtë portier. Ashtu si edhe Broja, Petrovic nuk ishte në listën e ekipit të Chelsea për ndeshjet e Botërorit pasi është jashtë planeve të ekipit.

Sipas asaj që thuhet në Turqi, ky portieri pritet që të firmos te Galatasarai, por gjithashtu për të ka pasur shumë interesim edhe nga Moncao dhe Leeds. Gjithashtu paraqitja e bërë me Shqipërinë i dha një dorë të madhe për të bërë një transferim të tillë. /Sport Ekspres/