Në studio thonë se Jasir Asani nuk është thirrur kundër Serbisë, Ilir Alliu: Vetëm po të jetë “i paralizuar”… 

Në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”, në studio është hedhur lajmi se Jasir Asani nuk do të jetë pjesë e listës së Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë. Gazetarja Mirela Haxhiaj tregojë se Asani nuk do të jetë pjesë e kësaj liste, ndërsa Ilir Alliu, ish-futbollisti i Kombëtares, nuk mund ta besonte një variant të tillë. 

“Nëse nuk vjen Asani, atëherë nuk shkon as Silvinjo në ndeshje. Nuk është profesionale që të ndodh dicka e tillë, nuk ka shans profesionalisht të ndodh dicka e tillë, që Silvinjo të heq dorë nga Asani. Të flasim pa shaka tani, nuk bëhet gallatë me Kombëtaren, nëse Asani ngel jashtë, ose do të jetë i paralizuar ose unë nuk e di. Është lojtar produktiv”, tha Alliu. /Sport Ekspres/