Në Turqi ndodhin vetëm çudira! Ekipi i Kategorisë së Parë mund 6-0 ekipin e Superligës në Kupë

Në Turqi ndodhin vetëm çudira! Në këtë vend ka gjithmonë dyshime të forta për trukime ndeshjesh, ndërsa pak kohë më parë qarkulloi lajmi se shumë gjyqtarë u pezulluan pasi luanin në baste dhe kishin llogari të shumta. Dhe një tjetër çudi vjen në ditën e sotme, nga Kupa e Turqisë. Igdir ka luajtur në Kupë përballë Antalyaspor dhe ndeshja ka përfunduar 6-0. Igdir gjendet në mesin e tabelës në Kategorinë e Parë në Turqi, ndërsa Antalyasor ndodhet në vendin e 13 në elitën e Turqisë. Nuk është hera e parë dhe nuk ndodh vetëm në Turqi që në Kupë një ekip i Kategorisë së Parë të mundi një ekip të elitës, por që të humbas në shifrat 6-0, kjo mund të ndodh vetëm në Turqi. /Sport Ekspres/