Adrian Bajrami ishte tema e shumëkomentuar e ditëve të fundit. Nëse gjithmonë jemi mësuar që lojtarë që nuk kanë hapësirë te Zvicra të vijnë te Shqipëria, këtë herë ndodhi e kundërta, mbrojtësi që nuk kishte hapësirë te Shqipëria shkoi te Zvicra.
Mediat zvicerane kanë treguar edhe mënyrën sesi Bajrami zgjodhi Zvicrën. Sipas tyre, trajneri i Zvicrës, Yakin, shkoi dhe takoi Bajramin duke i treguar projektin që kishte. Ky projekt e bindi Bajramin që zgjodhi të ndryshonte Kombëtaren. Më pas as telefonata me Silvinjon për rreth 30 minuta nuk mund të ndryshonte asgjë pasi vendimi ishte marrë. /Sport Ekspres/