Suksesi i arritur me Kombëtaren shqiptare ka bërë që ekipe të njohura të kthejnë sytë nga lojtarët kuqezinj. Skautët e Juventusit nuk ishin të vetmit të pranishëm në “Enio Tardini”. Në tribunën VIP gjendej edhe Xhovani Sartori. Mediat italiane raportojnë se drejtori sportiv i Bolonjës kishte shkuar për të vëzhguar Nedim Bajramin. Një emër i njohur në Serinë A, ku ka spikatur me Empolin, por që në përvojën e fundit te Sasuolo nuk po arrin të shfaqë maksimumin e tij.
Ndërkohë, në bllokun e shënimeve të Bolonjës gjendet edhe Ange Boni, i cili aktivizohet në radhët e Parmës në Serinë B. Gjithsesi transferimi i këtij të fundit kushton 10 milionë euro, si dhe nuk mungon as konkurenca me Torinon dhe Napolin për shërbimet e tij. Kujtojmë se Bolonja këtë sezon po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm, duke befasuar opinionin sportiv në Itali. Kuqeblutë e Tiago Motës renditet në vendin e 4-t në renditje dhe po lu.fton për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/