Negociatat janë drejt fundit/ Pritej vetëm zyrtarizimi, Ardian Ismajli gati të firmos te Torino

Ardian Ismajli do ta bëjë kalimin e tij nga Empoli për një tjetër skuadër në Serinë A. Emri i mbrojtësit shqiptar është përfolur prej shumë kohësh, vecanërisht në këtë sezon pas super performancave të zhvilluara me fanellën e Empolit.

Megjithatë dëmtimet i prishën jo pak punë Ismajlit, në kohën e tij më të mirë. Tani vështrimi është te mbrojtësi shqiptar që është shumë pranë kalimit te Torino dhe pranë zyrtarizimit të marrëveshjes. Sipas mediave italiane, negociatat janë drejt fundit dhe brenda pak kohësh do të vijë edhe njoftimi zyrtar i Torinos. /Sport Ekspres/