Dritan Dervishi ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë për të komentuar ndeshjen mes Letonisë dhe Shqipërisë, e mbyllur në shifrat 1-1. Dervishi ka thënë se Silvinjo duhet të jap dorëheqjen dhe të mos pres që të marrë kompensimin deri në fund nga ana e Shqipërisë, ndërsa gjithashtu theksoi lëvizjet e tij të pallogjikshme në formacion. (Intervistën e plot e ndiqni më poshtë)
“Silvinjo duhe të largohet vetë. Nëse e do pak Shqipërinë, Silvinjo duhet të jap dorëheqjen dhe mos të presin ta shkarkojnë për të marrë paratë deri në fund të kontratës, duhet të largohet. Nuk e kuptoj, asgjë nga formacioni nuk kuptohet. Hodhi po prapë të njëjtët si ndaj Serbisë në fushë vetëm për t’i dalë fjala e tij që nuk ishte gabim dhe në fund barazuam me Letoninë.
Letonia është ekip amator, është ekip amator, ka lojtarë të kampionatit vendas dhe kampionati i tyre vendas është më i dobët se Shqipëria. Nuk e di, Silvinjo dje u vendos në pozitë kur gazetari i bëri pyetjen dhe na përmendi Europianin, që na dërgoi ai në Europian, është skandaloze. Vazhdon luan me Armando Brojën në krahë e kuptoni apo jo? Armando Broja duhet të luajë në krahë dhe të fusi krosa në zonë sikur kemi Karim Benzeman në qendër të sulmit”, tha Dervishi./ Sport Ekspres/