“Nëse është mashkull, aq më mirë”! Kundërshtarja e radhës nuk ka frikë nga Imane Khelif: Do më shijoj fitorja

Imane Khelif boksierja me kromozome mashkullore, shkaktoi shumë telashe pas fitores së saj në Lojërat Olimpike. Tani kundërshtarja e saj e radhës, Anna Luka nga Hungaria, e cila ka paraqitur dhe ka dërguar një mesazh kontrovers. 

Ajo theksoi se nuk do të dorëzohet si italianja Angela Carini dhe fjalët e saj po bëjnë jehonë në mediat botërore. 

“Nuk kam frikë, nuk më interesojnë as historitë në media dhe në rrjetet sociale. Nëse ai është mashkull, do të jetë një fitore më e madhe për mua”, theksoi hungarezja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/