Shqipëria gjendet në grupin më të vështirë të mundshëm në EURO 2024. Megjithatë optimizmi në opinionin sportiv shqiptar nuk mungon. Bylbyl Sokoli ka thënë në studion e emisionit “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini” se nëse kuqezinjtë arrijnë të kalojnë grupin, atëherë mund të synojnë finalen.
“Unë mendoj që Shqipëria edhe me 3 pikë, me 3 barazime, do të ketë ngjasa të shkojë më tutje. Do të jetë sukses i madh nëse nuk pëson humbje dhe i fiton 3 pikë, kundër Spanjës 1 pikë, Italisë 1 pikë dhe Kroacisë 1 pikë. Kundërshtarët që ka Shqipëria janë super favoritë dhe do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë aq e vështirë sa që nëse Shqipëria kalon grupin, do të lu.ftojë për finale. Jam i sigurt se do të jetë kundërshtar i fortë dhe do të ketë përfaqësim dinjitoz”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/