“Nëse të pëlqen futbolli, të pëlqen Alcantara”! Një tjetër futbollist var këpucët në gozhdë, tani ka më pak art

Liverpool ishte klubi i fundit i Thiago Alcantara-s dhe këtë verë ata njoftuan në Anfield se nuk do të vazhdonin bashkëpunimin me të, kështu që ai u bë lojtar i lirë. Në fund, në moshën 33-vjeçare, Alcantara vendosi të varë këpucët në gozhdë.

“Para se të vinte në Liverpool, besoja se nëse ju pëlqen vërtet futbolli, do të kishte kuptim të shikoni Thiago Alcantara-n duke luajtur”, tha Jürgen Klopp. “Teknikisht, ai është shumë, kaq i mirë. Një talent që mund të luante në çdo ekip në botë dhe ishte një privilegj ta kishim atë me ne.

Unë tashmë dija shumë për të si futbollist para se të vinte këtu dhe nuk mund të isha më i lumtur kur ai vendosi të vinte te ne”, tha më parë Kloop për Alcantara-n. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/