Nesër vendoset çështja e titullit, Guardiola: Do të më pëlqente 3-0 që në minutën e 10, por ndjej një përmbysje në minutat e fundit

Mbrëmjen e nesërme do të vendoset fituesi i titullit kampion në Ligën Premier. Mançester Siti do të përballet me Uest Hemin në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndërsa në krahun tjetër, Arsenali do të luajë kundër Evertonit.

Sitit i duhet fitoja për të shkruar historinë, pasi do të shpallej kampion për të 4-tin vit radhazi. Guardiola ka deklaruar në konferencë për shtyp se do i pëlqente që ekipi i tij të udhëheqite 3-0 që 10 minutat e para kundër Uest Hemit, por parandjenjat i thotë të kundërtën. Trajneri katalanas parashikon një përballje si ajo e vitit 2022 kundër Aston Vilën, të cilën e përmbysi nga 0-2 në 3-2 në minutat e fundit të takimit.

“Do të na pëlqente që të jemi 3-0 në avantazh pas 10 minutash kundër UestH emit… Por kjo nuk do të ndodhë. Kam një ndjesi se do të jetë si ndaj Aston Vilës në 2022-shin. Jemi gati. Lojtarët e mi nuk do të dorëzohen kurrë”, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/