Dje, PSG dhe Bayern u takuan në çerekfinalet e Kupës së Botës në Amerikë, dhe skuadra franceze fitoi 2-0. PSG kaloi në epërsi në minutën e 78-të me anë të Doue, por më pas parisienët mbetën pa Pacho dhe Hernandez, të cilët u përjashtuan me të kuq, në minutat e 82-të dhe 92-të.
Me dy lojtarë më pak, PSG arriti të shënonte golin e dytë kur Dembele shënoi në minutën e gjashtë të kohës shtesë. Në fund të pjesës së parë, lojtari i Bayernit, Jamal Musiala, pësoi një dëmtim të rëndë.
Gjatë luftës për një top, Gianluigi Donnaruma, portieri i PSG, u nis në mënyrë që të arrinte topin i pari, por duke e ditur kontaktin me lojtarin e Bayernit. Edhe pse Donnaruma sigurisht nuk kishte ndërmend ta lëndonte Musialën, ai mori kritika të ashpra nga kolegu i tij në krahun tjetër, Neuer.
“Ishte një situatë ku nuk duhej të shkoje në atë mënyrë. Është të rrezikosh. Ai ishte i gatshëm të pranonte rrezikun e lëndimit të kundërshtarit. Ai e dinte se kishte shumë të ngjarë ta lëndonte,” tha portieri gjerman dhe vazhdoi: “Pas ndeshjes iu afrova dhe i thashë: ‘A nuk do të shkosh ta shohësh lojtarin tonë?’”
Është çështje respekti, të shkosh atje dhe t’i urosh atij të gjitha të mirat. Ai e bëri këtë atëherë. Fair play është gjithmonë pjesë e saj. Do të kisha reaguar ndryshe.”
Megjithatë, portieri belg i Real Maadrid, Thibaut Courtois, tani i ka dalë në mbrojtje portierit të PSG-së.
“Mendova menjëherë se dëmtimi ishte serioz. Të thuash se Donnarumma është fajtor tingëllon e ekzagjeruar, sepse ne, portierët, shkojmë drejt topit, njësoj si sulmuesit. Sulmuesi, kur ngrihet në këmbë, nuk shikon askënd tjetër përvec topit. Është një turp i madh që ky veprim përfundoi kështu. Mendoj se Donnarumma mori topin dhe Musiala u lëndua kur u kthye. Unë them se është e tepërt të fajësosh Donnarummën. Do ta lëndojë edhe atë emocionalisht dhe nuk dëshironte ta dëmtonte Musialan”, tha Courtois. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/