Newcastle-i synon transferimin e Malick Thiaw-t. Sipas Fabrizio Romanos, klubi anglez do të nisë së shpejti diskutimet për çmimin e lojtarit. Mbrojtësi pëlqehet së tepërmi nga Allegri, por nuk përjashtohet mundësia e largimit për një shifër të kënaqshme financiare.
“La Gazzeta dello Sport” ka zbuluar kandidatët e Igli Tares në rast largimi të Thiaw-t. Drejtori sportiv shqiptar kërkon të investojë për të ardhnen, duke piketuar dy lojtarë të talentuar, si Comuzzo-n dhe Leonin. I pari është 20 vjeç dhe luan për Fiorentinën, ndërsa i dyti është 19 vjeç dhe luan për Parmën.
Por Tare nuk përjashton as përvojën. Kështu, në listën e ngushtë të alternativave është edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar e njeh mjaft mirë kampionatin italian, ku ka garuar për titullin kampion me Atalantën e tij. Prej vitesh kapiteni i Kombëtares kuqezi luan në nivele të larta, teksa ka arritur edhe të ngrejë lart trofe të rëndësishëm si ai ai Europa League-s. Milani do të ishte lëvizja ideale për të kurorëzuar karrierën e tij të rëndësishme./Sport Ekspres/