Bajerni i Mynihut ka mposhtur me shifrat 2-1 Boka Xhuniorsin. Një ndeshje tërësisht e ndryshme nga ajo kundër Okland Sitit, të cilën e fitoi me goleadë 10-0. Por niveli i lojës ka qenë shumë herë më i vështirë ndaj ekipit argjentinas dhe këtë e ka pranuar vetë trajneri i bavarezëve. Kompani ka thënë për mediat se kjo ishte një nga ato ndeshje të cilat i rikthyer dëshirën për të qenë sërish futbollist në fushën e lojës. Ai ka vlerësuar edhe tifozerinë argjentinase, për të cilën është shprehur se njerëzit do të paguanin për ta parë.
“Kam pasur një përvojë të gjatë dhe e dashuroj të qenurit trajner. Por nëse ka një ndeshje ku do të më pëlqente të isha sërish një futbollist, është kjo e sotmja. Kjo atmosferë, kjo turmë… Ishte jo miqësore në kuptimin e mirë të fjalës dhe loja ishte agresive në kuptimin e mirë të fjalës. Kjo është ajo që më pëlqen te futbolli. U përballëm me një klub të madh me një tifozeri që shumë njerëz do të paguanin për ta parë”, ka thënë Vinsent Kompani./Sport Ekspres/