Nga derbi shqiptar deri te ekipe nga Gjeorgjia dhe Bjellorusia, njihuni me rivalet e mundshëm të Tiranës në Ligën e Konferencës

Ditën e nesërme do të hidhet shorti që do të caktojë çiftet e skuadrave për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. UEFA ka bërë sot ndarjen e vazove me kundërshtarët e mundshëm që ekipet pjesëmarrëse do të kenë përballë.

Tirana ka mësuar sot se cilët do të jenë rivalët e mundshëm në raundin e parë. Velezi i Mostarit, Torpedo Kutaisi, Malisheva, Noah dhe Isloch Minsk Region janë ekipet me të cilat do të shortohet klubi kryeqytetas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/