Presidenti i Federatës, Armand Duka u ka dërguar letra urimi pesë ekipeve shqiptare që do të vijojnë rrugëtimin në kompeticionet e UEFA-s.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar përgëzon klubet e Egnatia-s, Dinamo City-t, Ballkani-t, Dritës dhe Shkëndijës për paraqitjet e tyre dinjitoze në raundet kualifikuese të UEFA Champions League dhe UEFA Conference League.
Në urimet e tij, Presidenti Duka u shpreh suksese në ndeshjet e radhës. Egnatia do të përballet me Olimpija Ljubljana në turin e tretë të Conference League, ndërsa Dinamo City do të luajë kundër Hajduk Split. Pas eliminimit nga FC Copenhagen, Drita do të përballet me FCSB në raundin e tretë të Europa League.
Sakaq, Ballkani do të luajë ndaj Shamrock Rovers në raundin e tretë Conference League teksa Shkëndija e Tetovës që ka shkruar historinë duke u kualifikuar në turin e tretë të Champions League, do të përballet me Qarabag.
Më poshtë, gjeni letrat e plota të urimit të Presidentit Duka për klubet shqiptare, në shenjë vlerësimi për arritjet e deritanishme.


