Situata e Elseid Hysajt ka ndryshuar tërësisht me fillimin e këtij viti kalendarik. Mbrojësi shqiptar u la jashtë listës së trajnerit Baroni në fillim të sezonit, duke i dhënë mesazhin se nuk ka vend në klubin bardhekaltër. Por kur të gjithë prisnin të mësonin për largimin e shkodranit, e kundërta ndodhi.
Një paraqitje tejet pozitive në Kupën e Italisë dhe së fundmi dëmtim i Lazarit ka bërë që Hysaj të përfshihet sërish në skuadër. Nikolo Shira bën me dije se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është gati të qendrojë te Lacio. Duket se shkodrani ka bindur trajnerin gjatë kësaj kohe për të qenë sërish pjesë e projektit. Mësohet se Elseid Hysaj do të shërbejë si një përforcim në pjesën e mbetur të sezonit./Sport Ekspres/