Nga Kombëtarja në SHBA, Kristjan Asllani në listën e Interit për Botërorin e Klubeve

Nuk do të ketë pushime për Kristjan Asllanin. Pas dy ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare, mesfushori do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lojtari i zikaltërve është përfshirë në listën me 23 futbollistë të Interit për Botërorin e Klubeve që nis në datën 15 qershor.

Asllani do të ketë mundësinë të marrë minutat e tij në këtë kompeticion, duke marrë para sysh edhe faktin e një sezoni të gjatë e të lodhshëm për kundërshtarët e tij në mesin e fushës. Një shans i madh për lojtarin shqiptar, i cili do të ketë mundësinë të bindë trajnerin Kivu për të qenë pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Interit./Sport Ekspres/