Roma ka arritur që të fitojë në shifrat 0-1 ndaj Interit në Serinë A. Një humbje që mund t’i kushtojë titullin zikaltërve, ndërsa Ranieri vazhdon me magjinë e tij te kryeqytetasit duke kthyer fatin e sezonit. Pas ndeshjes, Inzaghi kishte shumë komplimente për kundërshtarin e tij duke thënë se Roma është e pamposhtur dhe se nuk ishte faji i Interit për këtë humbje. Nga krahu tjetër, po konsideratë të lartë tregoi edhe Ranieri.
Megjithatë kjo diplomaci e madhe u tregua më shumë në media sesa rezultonte të ishte e vërtetë në mendimet e trajnerëve. “DAZN” ka zbuluar fjalët e Ranierit në një moment gjatë ndeshjes, ku Inzaghi shpërtheu ndaj arbitrit të katërt pasi pretendonte një faull të supozuar për një kontakt mes Ndicka dhe Frattessi, me këtë të fundit që ra në tokë. Në atë momente, Ranieri tërësisht i pakënaqur u kthye nga pankina e tij duke thënë: “Tani kanë filluar të protestojnë, ata e bëjnë gjithmonë këtë, e bëjnë gjithmonë”. /Sport Ekspres/