Nisje ëndrrash për Elbasanin. Verdhezinjtë kanë marrë fitoren e radhës në “Abissnet Superiore”. Këtë herë duke mposhtur Partizanin me rezultatin mininal 0-1. Ndeshja u vendos nga Bunjaku në minutën e 37. Tashmë verdhezinjtë kryesojnë tabelën e renditjes me 10 pikë në 4 javë të zhvilluara.
Pas tyre në renditje vjen Egnatia me 3 pikë më pak. Kampionët në fuqi kanë mposhtur sot Tiranën me rezultatin 2-0. Buriçi zhbllokoi shifrat në minutën e 29, ndërsa më pas ishte Albaneze ai që në minutën e 48 vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0./Sport Ekspres/