Një 20-vjeçar i jep fitoren Realit, kualifikon madrilenët në minutën e 93-të të ndeshjes

Reali i Madridit është në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Gjigantët spanjollë kanë mposhtur Leganesin me shfirat 2-3. Fillimisht Modriçi në minutën e 18 dhe më pas Endriku në minutën e 25 kaluan në epërsi të bardhët, duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë.

Por Huan Kruzi ndryshoi situatën. Lojtari i Leaganesit rivendosi baraspeshën me dy golat e tij, njërin të shënuar me penallti në minutën e 39 dhe tjetrin në minutën e 59. Kur ndeshja po i drejtohej fundit, ishte Gonzalo Garsia ai që i dha kualifikimin Realit të Madridit. Futbollisti 20-vjeçar tundi rrjetën në minutën e 93-të dhe festoi golin e tij të parë me një biletë për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit./Sport Ekspres/