“Një 40-vjeçar luan titullar në Serinë A dhe i fsheh topin të gjithëve”, De Laurentisi tregon plagën e futbollit italian: A ju duket normale?!

Mospjesëmarrja për të tretin vit radhazi në Kupën e Botës e Italisë ka hapur një debat të gjerë në opinionin sportiv. Kryeredaktori i “Corriere dello Sport” ka vënë theksin se lojtarët italianë nuk kanë përgatitjen e duhur fizike. Paolo De Laurentisi ka sjellë në dritë faktin se Modriçi, i cili nuk gjeti hapësira në Spanjë, në Serinë A dallon si ndër më të mirët, pavarësisht moshës 40-vjeçare. Një tregues ky i nivelit të kampionatit italian.

“Bota e futbollit po i lidh pikat para syve të të gjithëve. A është normale që Modriçi, vetëm një minutë për Real Madridin vitin e kaluar, të vijë këtu në moshën 40 vjeç dhe gjithmonë të fillojë titullar, duke e fshehur topin nga të gjithë? Le ta lëmë jashtë Bosnjën dhe incidentet e saj. A është normale që Norvegjia të na mbushë me gola, duke na mposhtur fizikisht edhe para se ta bëjë këtë teknikisht? Ne kemi trajnerë që janë mjeshtra të taktikave, por a jemi të sigurt se po bëjmë gjënë e duhur fizikisht? Pse të tjerët vrapojnë dy herë më shpejt dhe topi i tyre udhëton më shpejt kur ne luajmë në garën e kupës?”, ka thënë Paolo De Laurentisi./Sport Ekspres/