Një autogol në minutat e fundit nuk u mjafton, AEK-u i Strakoshës eliminohet nga ekipi armen

AEK-u i Athinës është eleminuar sot nga Liga e Konferencës. Një eliminim që nuk pritej aspak, duke parë ekipet në letër. Gabimet e Strakoshës në humbjen 3-1 të një jave më parë kanë kushtuar shumë. AEK-u ka fituar sot me rezultatin minimal 1-0 kundër Noah, falë një autogoli të Gonçalo Silvës në minutën e 92-të.

Por ky autogol nuk mjaftoi për skuadrën nga Athina, që papritur e sheh veten jashtë Ligës së Konferencës. Tashmë, përqendrimi i tyre do të jetë i gjithi në kampionatin grek, ku do të garojnë për titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/