Një çështje Broja është e hapur te Fulham, pavarësisht se askush nuk i jep zë mediatikisht. Në fillim të huazimit, Chelsea i vendosi një kusht Fulham, për të siguruar aktivizimin e Brojës. 10 ndeshje si titullar dhe disa minuta ekstra, pra për të siguruar që Broja të mos luante vetëm 10 ndeshje si titullar për 45 minuta dhe të largohej, përveç tyre, Fulham duhej ta linte edhe për disa minuta të tjera në pjesët e dyta.
Kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por Broja po merr më pak minuta se te Chelsea. Kjo që ndodhi në ditën e sotme tregon qartësisht se një çështje ka në ekip dhe trajneri ka disa arsye të pazbuluara se pse refuzon ta aktivizojë sulmuesin shqiptar.
Wolvesi shkoi në epërsinë 2-0 në minutën e 68 dhe trajneri i Fulham bëri dy zëvendësime të tjera në minutën e 70, por Broja nuk ishte sërish aty. Sulmuesi kuqezi u aktivizua vetëm në minutën e 80, ku nuk u ndërrua me Muniz. Këtë herë trajneri Silva lejoi Brojën dhe Muniz që të luanin së bashku, dy sulmues. Por përse Broja nuk u aktivizua më herët, kur nuk kishte asgjë më për të humbur?
Në fakt, përtej asistit që ka dhënë Broja sot kundër Wolves, të paktën në tre ndeshjet e fundit sulmuesi ka treguar se ka shumë uri, duke treguar shpërthimin e zakonshëm dhe kërcënimin për kundërshtarët në ato pak raste që ka pasur topin në këmbë. E çfarë mund të bëjë më shumë me 10 minuta?
Nuk dihet ende prapaskena e arsyeve, por qartësisht është e dukshme që trajneri i Fulham ka më shumë se një arsye sportive për preferimin e Muniz, faktin që lë Armando Brojën në stol. Për më tepër tanimë kanë mbetur edhe 10 ndeshje nga fundi, ku edhe zyrtarisht Fulham po bën gati paratë për të paguar 4 milionëshin e huazimit të Brojës.
E kur kjo të ndodhi, te Fulhami do të vazhdojë që të rrisin kartonin e Muniz në mënyrë që ta shesin për një vlerë 30 ose 50 milionë euro, ku do të dalin me shumë përfitime dhe nuk do të kenë asnjë vështirësi për të mbyllur tarifën e huazimit të lojtarit të Shqipërisë. Çfarë do ndodh deri në fundin e sezonit? Sikur të mos mjaftonte Muniz, te Fulhami kthehet edhe sulmuesi i dëmtuar Jimenez.
Ndërkohë nga ana tjetër, trajneri ka refuzuar mundësinë për të luajtur me dy sulmues, pasi sipas tij skuadra nuk është gati dhe lë shumë hapësira mbrapa. Koha do të tregojë, por aktualisht Broja shihet një super formë dhe lënia në stol e tij te Fulhami nuk është kaq e thjeshtë sa duket. /Sport Ekspres/