“Një ditë historike për futbollin shqiptar”! Europiani që po zhvillohet në vendin tonë, reagon edhe Armand Duka 

Një ditë historike për futbollin shqiptar! Kështu e ka cilësuar kreu i FSHF, Armand Duka, datën e sotme. Kjo pasi në vendin tonë do të mbahet për herë të parë një kampionat europianit, Europiani i U-17. 

Mes kombëtareve elitare të vendeve europiane do të gjendet edhe Shqipëria, si vend pritës. Por ajo që e bën më interesant këtë kompeticion është fakti se Shqipëria e ka brezin më të mirë nga të gjitha grupmoshat pikërisht te U-17 dhe për këtë arsye ka shumë pritshmëri dhe kuriozitet për të parë sesi do të sillen lojtarët në fushë. 

“19 maji shënon një ditë historike për futbollin shqiptar! 

Për herë të parë në vendin tonë zhvillohet një Kampionat Europian, UEFA European Under-17 Championship Albania 2025.  

Një mundësi unike për të rinjtë tanë që të tregojnë talentin, për tifozët që të përjetojnë emocione të mëdha dhe për gjithë Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes europiane. 

Mirë se vini Portugalia, Gjermania, Franca, Italia, Anglia, Belgjika dhe Çekia! 

Le të jetë ky Europian një festë e vërtetë në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan”, shkruan Armand Duka. /Sport Ekspres/