Bylis-Partizani është një finale, por anormale, çmimi që fitohet prej saj ka përfitime të ndryshme. Ballshiotët ndodhen në vendin e parafundit të kampionatit, ndërsa Partizani në vendin e katërt. Në rast humbje, për Bylisin me shumë gjasa do të ishte një kapitullim për të shkuar në Kategorinë e Parë, ndërsa vetëm një mrekulli mund ta ndihmonte në javën e fundit dhe kombinime rezultatesh që ia lejonin gafën me Partizanin.
Nga ana tjetër, Partizani nuk e ka luksin të gabojë. Ekipi i drejtuar nga Skënder Gega ka vetëm një pikë më shumë se Elbasani i vendit të pestë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi. Ndërkohë java e fundit rezervon një përballje direkte mes Partizani dhe Elbasanit. Shumë emocione do të ketë deri në fund për këtë objektiv, ndërsa Elbasani pret Vllazninë që ka të tjera objektiva dhe shkodranët nuk do të lëshojnë asnjë pe për të rrezikuar akoma edhe më shumë ëndrrën e madhe të Final Four të Elbasanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/