Një gol e dërgon Juventusin në Itali, Reali i Madridit e eleminon nga Botërori i Klubeve

Juventusi ka ndërprerë sot rrugëtimin e tij në Botëtorin e Klubeve, i cili po zhvillohet në SHBA. Një gol i ka kthyer sërish bardhezinjtë në Itali, teksa Reali i Madridit fitoi me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja u vendos në minutën e 54-t nga Garsia, i cili e dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje me kokë. Kaq mjaftoi që Reali të siguronte kualifikimin për në 8 më të mirët e botës.

“Los blancos” do të presin rezultatin e ndeshjes Borusia Dortmund – Monterreiu për të mësuar kundërshtarin që do të kenë përballë në datën 5 korrik./Sport Ekspres/