Një gol në minutën e 91-të shpëton Juventusin nga turpi, shmang humbjen nga ekipi i vendit të fundit

Juventusi ka humbur drejtimin në kampionat. Bardhezinjtë kanë marrë sot barazimin e pestë radhazi në Serinë A. Megjithëse fitorja mbrëmjen e sotme shihej si diçka e sigurt, një skenar i tillë nuk ndodhi. “Zonja e vjetër” u ndal në barazim 1-1 nga Salernitana e vendit të fundit.

Ekipi nga Salerno gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27 me anë të Pieroxit, duke ia vështirësuar së tepërmi punën klubit më të titulluar në Itali. Juventusi shpëtoi nga turpi falë golit të Rabiosë. Mesfushori francez tundi rrjetën në minutën e 91-të, duke shmangur kështu humbjen nga Salernitana. Kjo pikë i siguron ekipit të Alegrit matematikisht Ligën e Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/