Heung-min Son ka kontaktuar policinë pasi është shantazhuar nga një burrë dhe një grua në Korenë e Jugut. Një lojtar i Tottenham dhe një nga sulmuesit më të mirë në Premier League kishte kontakte me një grua që pretendonte se ishte shtatzënë me fëmijën e tij.
Stacioni policor në Seul konfirmoi se gruaja rreth të 20-tave u arrestua me dyshimin se tentoi t’i zhvaste para Son, ndërsa burri tjetër ishte i përfshirë në këtë skemë duke kërcënuar lojtarin e Totenhem se në këmbim të heshtjes së tyre, duhej që Son të paguante miliona euro.
Ky futbollist u vendos në shënjestër pasi është i pamartuar dhe nuk ka fëmijë. Ai ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka në plan të martohet derisa të përfundojë karrierën e tij futbollistike dhe arsyeja është se pasi të martohet, familja e tij do të bëhet prioritet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/