Kristjan Asllani ka marrë gjithmonë e më shumë hapësira në ndeshjet e fundit të Serisë A me Interin. Mesfushori shqiptar ka shënuar dy gola radhazi në dy ndeshjet e fundit nga pika e bardhë e penalltisë, kundër Veronës dhe kundër Torinos.
Por e ardhmja e shqiptarit duket shumë larg Interit. Mesfushori ynë ka marrë më shumë hapësirë këto kohë pasi Interi dukej me histori të mbyllur për titullin kampion. Por pas gabimit të fundit të Napolit, diferenca shkon 1 pikë dhe tani pritet që Calhanoglu të kthehet në vendin e Asllanit duke shpresuar në gabimin tjetër të Napolit.
Ndeshja e radhës e Interit do të jetë kundër Lacios, ndërsa sipas mediave italiane, zikaltërit mund ta gjejnë te Lacio zëvendësuesin e Asllanit. Bëhet fjalë për Matteo Guenduzi, vlera e kartonit të tij ëeshtë 35 milionë euro dhe Interi e ka ndjekur këtë mesfushor prej vitesh, edhe në kohën kur luante në Premier League te Arsenali. Në mediat italiane është folur shumë edhe për një shkëmbim mes Asllanit dhe Guendouzit, por gjithçka do të mësohet me kohën. /Sport Ekspres/