Përballja mes Realit të Madridit dhe Manchester City-t ka lënë mbresa te Alessandro Del Piero. Ish-lojtari i Juventusit ka thënë për “Sky Sports” se kjo ndeshje duhet të riluhet shumë herë gjatë javës, për shkak të nivelit të lartë dhe bukurisë së golave. Sipas tij, përballja e mbrëmshme ishte ndër më të mirat në historinë e Champions League-s.
“Ndoshta ishte një nga ndeshjet më të mira në historinë e Champions League-s për nivelin e lojës dhe bukurinë e golave. Kur ka ndeshje të tilla me rëndësi të madhe, ne priremi të mbrohemi pak më shumë dhe në vend të kësaj pamë dy skuadra kokë më kokë përballë njëra-tjetrës. Kjo ndeshje duhet të riluhet shumë herë gjatë javës”, ka thënë Alessandro Del Piero./Halit Delibashi-Sport Ekspres/