Një peticion nënshkruhet që të riluhet ndeshja e Europianit, Gjermania kërkon të rikthehet përsëri në turne

 

Rreth 350,000 njerëz nënshkruan një peticion për rikthimin e ndeshjes së fundit të luajtur midis Gjermanisë dhe Spanjës, në të cilën spanjollët fituan 2-1 pas kohës shtesë.

Gjermanët nuk mund të pajtohen me faktin se turneun final që po organizojnë e lanë në çerekfinale, ndaj vazhdojnë të përmendin situatën e ndodhur në minutën e 106-të, kur Marc Cucurella bllokoi me dorë goditjen e Jamal Musialës.

Gjyqtari anglez Anthony Taylor nuk akordoi penallti dhe nuk pati as thirrje nga dhoma e VAR-it. Edhe pse kanë mbërritur shpjegimet se përse nuk u akordua një penallti, gjermanët ende besojnë se ata u dëmtuan. Tifozët e pakënaqur gjermanë kërkojnë një ripërsëritje sepse besojnë se skuadra e tyre është dëmtuar. Rreth 350,000 njerëz nënshkruan një peticion për rikthimin e ndeshjes, shkruan SportBible.

Nga ana tjetër, UEFA beson se arbitri Anthony Taylor mori vendimin e duhur kur nuk shënoi penallti për Gjermaninë. Roberto Rosetti, kreu i gjyqtarëve të UEFA-s, tha se dora e Marco Cucurella nuk ishte në një pozicion të panatyrshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/